Bota

Ukrainë/9 korridore humanitare janë planifikuar të hapen sot për evakuiimin e civilëve

14 Prill 2022, 07:40 Nga DOSJA
Ukrainë/9 korridore humanitare janë planifikuar të hapen sot

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se sot do të hapen nëntë korridore humanitare. Korridoret humanitare do të happen në përpjekje për të ndihmuar njerëzit të largohen nga qytetet e rrethuara.

Sipas Sky News, lajmi i mirë erdhi pasi dje nuk u arrit një marrëveshje për hapjen korridoreve humanitare.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës tha gjithashtu se Mariupoli është përfshirë sot në listë e korridoreve humanitare, siç janë qytetet juglindore Enerhodar, Berdiansk dhe Tokmak

Ata që kërkojnë të largohen do të lejohen gjithashtu të përdorin transportin privat për të ikur, në vend të autobusëve dhe trenave të miratuar.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2022, 06:31

Thellohet kriza e ushqimeve në botë

UKUkraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). WFP shpërndan ushqime për 125 milionë vetë në mbi 80 vende anembanë botës...