Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në Tiranë, Policia: Shkak dyshohet defekti në mjet

13 Prill 2022, 17:21 Nga DOSJA
Merr flakë makina në ecje në Tiranë, Policia: Shkak dyshohet

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë në ecje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te nënkalimi i “Kopshtit Botanik” pranë zonës së Liqenit të Tiranës, ku mjeti në ecje e sipër është përfshirë nga flakët. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një defekt teknik, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit. Megjithatë fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, pasi në vendngjarje me urgjencë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.04.2022, në afërsi të Kopështit Zoologjik, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin D. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne tirane policia e shtetit tirane digjet makina ne tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll