Art&Argëtim

“Babain s’e kam afër si kur linda”/ Djali i Thaçit dedikim emocionues për ditëlindjen e tij

13 Prill 2022, 18:32 Nga DOSJA
“Babain s’e kam afër si kur linda”/ Djali i Thaçit

PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka shpërndarë një fotografi me babain e tij ku i ka dedikuar një shkrim. Sot,  Endriti feston 23 vjetorin e lindjes, teksa është shprehur i përmalluar me mungesën fizike të babait të tij në festën e ditëlindjes.

Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Endriti ka shkruar se njëjtë sikur në ditën e lindjes edhe në 23-vjetorin e ditëlindjes nuk e ka të atin afër.

“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë. Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty,”– ka shkruar ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hyni Gucati, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diele.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz endrit thaci hashim thaci endrit thaci hashim thaci

Sondazh

Poll