Art&Argëtim

Dikur miq por nuk flinin prej kohësh, pajtohen Noizy dhe Gold AG

13 Prill 2022, 11:32 Nga DOSJA
Dikur miq por nuk flinin prej kohësh, pajtohen Noizy dhe Gold AG

TIRANË- Noizy dhe Gold AG duket se kanë rregulluar marrëdhënin e tyre. Ata duket se I kanë sheshuar mosmarrëveshjet dhe hatërmbetjet mes njëri-tjetrit. Noizy dhe Gold AG janë takuar, gjithashtu kanë ndarë një foto në Instagram. Nuk dihet nësë mes dy reperëve do të ketë ndonjë bashkëpunim.

Dikur, Noizy dhe Gold AG ishin miq të mirë bashkë, madje numërojnë disa bashkëpunime me njëri-tjetrin. Por siç ndodh me të gjithë, një pakënaqësi dhe keqkuptim prishi raportet e tyre. Ata prej kohësh nuk flisnin më njëri-tjetrin.

 

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Reperi Gold AG në një intervistë para shumë kohësh është pyetur për konfliktin me Noizyn ai ka thënë se nuk ka asjë kontakt me të.

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij,”– ka thënë reperi Gold AG.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz gold ag noizy gold ag noizy

Sondazh

Poll