Art&Argëtim

E shtynë herën e parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të mbajnë një dasmë sekrete

13 Prill 2022, 12:21 Nga DOSJA
E shtynë herën e parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të

SHBA– Çifti hollivudian Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mesa duket këtë herë nuk do të njoftojnë se kur, ku dhe si do të zhvillohet martesa e tyre por thjesht do e bëjnë dhe do e shpallin më pas.

Sipas mediave amerikane, një burim konfirmoi se çifti pas herës së parë që ishin të fejuar dhe e anulluan martesën thanë se këtë herë nuk duan të rrezikojnë që lajmi për martesën e tyre të dali në shtyp dhe të kapet nga paparacët.

Çifti, i quajtur “Bennifer” u fejuan për herë të parë në vitin 2002, por u ndanë në vitin 2004, përpara se të lidheshin sërish vitin e kaluar. Në vitin 2002 ata u përballën me interes të paparë mediatik. Madje, atyre iu desh të shtynin martesën e tyre të parë të planifikuar në vitin 2003, ku lëshuan një deklaratë një ditë para dasmës, duke thënë se për shkak të vëmendjes së tepruar të mediave kishin vendosur të shtynin dasmë.

Kur e gjetëm veten duke menduar seriozisht për të punësuar tre ‘nuse të ndara’ në tre vende të ndryshme, kuptuam se diçka ishte e gabuar. Filluam të ndjenim se fryma e asaj që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës sonë mund të komprometohej.”-thuhej në deklaratë.

Affleck kohët e fundit tha se marrëdhënia e tij fillestare me yllin e “Marry Me”, vuajti për shkak të presionit të qendrës së vëmendjes, duke thënë se vëmendja mediatike ishte 50% fajtore për prishjen e marrëdhënies së tyre.

Lopez njoftoi fejesën e saj me Affleck në rrjetet sociale të premten, pasi u fotografua me një unazë martese të madhe, 8,5 karatësh ngjyrë jeshile. Ata aktualisht po kërkojnë shtëpi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aktori ben affleck jennifer lopez aktori ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll