Art&Argëtim

Po pret të shkrijë “Bora”, Donald Veshaj ‘shkon’ në Për’puthen? Fotoja që trazoi rrjetin

13 Prill 2022, 17:45 Nga DOSJA
Po pret të shkrijë “Bora”, Donald Veshaj

TIRANË- Aktori i humorit, Donald Veshaj konfirmoi së fundmi se programi në bashkëpunim me vëllain e tij binjak në Top Channel, do të realizohet dhe madje shumë shpejt. Po kush tjetër punon në Top Channel? Po, e gjetët! Moderatorja e Për’puthen, Bora Zemani, e cila ka pasur një histori dashurie të komplikuar me aktorin. 

Sot, duket se kanë qenë shumë pranë me njëri-tjetrin, pasi një konkurrent i emisionit të saj Për’Puthen, Sami Berisha ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto nën shoqërinë e Donald Veshajt, ku në mbishkrimin e fotos ka vendosur një emoji “borë.” Madje të dy shfaqen të buzëqeshur. Mos vallë, edhe Donaldi është i ftuar në Për’puthen si surprizë? Mbetet për t’u parë…

Disa ditë më parë në një postim, Donaldi e bëri të qartë se po bën maksimumin për të fituar Borën dhe se është penduar për lidhjen që krijoi brenda formatit. Ai tregoi se ka kërkuar falje aty ku duhet e se ka mbyllur portat që nuk duhet ti kishte hapur më parë, që nënkupton lidhjen me Beatrixën. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll