Bota

Kryebashkiaku i Mariupol: Populli i Ukrainës ka nerva prej çeliku, por edhe ai thyhet

13 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Mariupol: Populli i Ukrainës ka nerva prej çeliku,

UKRAINË– Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko ka pohuar se Rusia qëllimisht synonte njerëzit që mblidheshin për të shpëtuar nga qyteti i rrethuar.

Ai po fliste sot pasdite në një konferencë për media për një qytet i cili mund të jetë gati të bjerë. Boychenko shtoi se njerëzit në qytet nuk do të mund të largoheshin sot, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje për një korridor humanitar.

Duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga Joe Biden, ai tha se ky është një gjenocid i nisur nga krimineli i luftës Vladimir Putin, duke iu referuar sulmeve të supozuara me armë kimike. Ai shtoi se populli i Ukrainës ka nerva prej çeliku, por tha se edhe çeliku ka një pikë thyerjeje.

LAJMI KRYESOR: 49 ditë luftë/ Zelenskyy propozon shkëmbim me të burgosurit, Biden: Putin po kryen gjenocid

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vadym boychenko lufta ukraine-rusi vadym boychenko

Sondazh

Poll