Bota

‘Më drejtoi armën’, dëshmia e të riut shqiptar që ishte në vendin e sulmit në New York

13 Prill 2022, 10:46 Nga DOSJA
‘Më drejtoi armën’, dëshmia e të riut shqiptar

SHBA– Ai u ndesh ballë për ballë me sulmuesin që hapi zjarr në një metro të mbushur me njerëz të martën në New York ku mbetën të plagosur 16 persona dhe u shënjestrua i pari.

Në një dëshmi për NYP, Fitim Gjeloshi, i riu shqiptar që ishte një nga dëshmitarët e ngjarjes së djehsme tregon se ai ishte në trenin N për në Manhatan pak para orës 8:30 të mëngjesit në Brooklyn ku dhe u has me të dyshuarin, i cili i bëri përshtypje pasi fliste me veten.

E pashë atë dhe ngaqë se po fliste me veten mendova, ky djalë duhet të ishte nën efektin e drogës”, tha Gjeloshi.

Kur treni ndaloi për gati 5 minuta pasi u largua nga stacioni i Rrugës 59, i dyshuari papritmas hoqi një maskë gazi nga një çantë e vogël që mbante me vete, tha Gjeloshi

Ai hapi një nga bidonët e tij të benzinës dhe tha, ‘Oops’ Ai nxorri një sëpatë, e lëshin, nxjerr armën, fillon të qëllojë.” -tha Gjeloshi.

Dëshmitari tha se ai u gjend përballë sulmuesit dhe ishte i pari ndaj të cilit ai qëlloi por fatmirësisht ai arriti t’i shmangej plumbave por ndërkohë qëlloi një person që ndodhej pranë Gjeloshit.

““Unë pata fat. Ishte çmenduri. Qëlloi një djalë pranë meje dhe ai thirri për ndihmë, i thashë dikujt që ta ndihmojmë, t’i mbulojmë gjakun.” tha Gjeloshi.

Në kohën kur treni u fut në stacionin e Rrugës 36, metroja ishte e mbushur me persona të plagosur dhe të gjakosur nga breshëria e plumbave të të dyshuarit.  Në total, 10 persona u qëlluan dhe 19 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët. Fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën. I dyshuari I paidentifikuar është ende në arrati.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fitim gjeloshi sulm ne new york fitim gjeloshi sulm ne new york

Sondazh

Poll