Bota

‘Ne nuk presim që NATO të na mbrojë’, Vuçiç jep mesazhin për Kurtin dhe Gjukanoviç

13 Prill 2022, 11:21 Nga DOSJA
‘Ne nuk presim që NATO të na mbrojë’,

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një konferencë sot ku ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç por ka dhënë edhe një mesazh për NATO-n.

Sipas mediave serbe, Vuçiç i tha Gjukanoviçit dhe Kurtit që ta lënë Serbinë të qetë sepse populli serb me krenari zgjedh rrugën e tij dhe nuk pret që NATO ta mbrojë atë.

Kërkesa ime është që ta lëmë Serbinë të qetë, të mos gënjejmë dhe të mashtrojmë opinionin. Serbia do ta gjejë rrugën siç duan qytetarët e saj. Jemi krenarë për faktin se duam ta mbrojmë vetë vendin tonë dhe jo që na mbron NATO. Ne jemi të ndryshëm në këtë, ne jemi krenarë për këtë dhe nuk kemi turp për këtë.”-tha Vuçiç.

Vuçiç tha se Podgorica dhe Prishtina kanë shqetësime shumë më të mëdha dhe theksoi se ndërkohë që Serbia do ta ruajë paqen dhe stabilitetin, atyre i ka mbetur krimi, korrupsioni dhe problemet ekonomike, për të cilat ai u shpreh se nuk ka ndërhyrë asnjëherë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi milo gjukanoviç aleksander vucic dialogu kosove-serbi milo gjukanoviç

Sondazh

Poll