Bota

Vrau deputetin britanik se votoi PRO sulmeve në Siri, dënohet me burgim të përjetshëm i riu

13 Prill 2022, 11:32 Nga DOSJA
Vrau deputetin britanik se votoi PRO sulmeve në Siri, dënohet me

BRITANI- Terroristi që vrau deputetin britanik Sir David Amess do të vdesë pas hekurave pasi u dënua me burgim të përjetshëm.

Sipas Skynews, Ali Harbi Ali u shfaq në Old Bailey të mërkurën pasi u dënua për vrasje dhe përgatitje të akteve terroriste. Gjykatësi tha se Sir David ishte një njeri me zemrën më të madhe i cili nuk kishte bërë asgjë për të justifikuar sulmin ndaj tij.

Kjo ishte një vrasje që goditi në zemër të demokracisë sonë. Humbja e tij është me rëndësi kombëtare“.-tha Justice Sweeney duke dhënë dënimin e tij.

Sweeney tha se vrasja u krye në hakmarrje për humbjet e Shtetit Islamik në Siri. Ai shtoi se Sir David kishte “luftuar me guxim” kundër sulmit, pavarësisht se ishte i paarmatosur.

I pandehuri nuk ka asnjë pendim apo turp për atë që ka bërë, krejt e kundërta”, tha gjyqtari.

Dasvid u godit me thikë për vdekje gjatë një takimi në zonën elektorale në Leigh-on-Sea, Essex, në tetor të vitit të kaluar. Deputeti konservator për Southend West pësoi më shumë se 20 plagë me thikë në një sulm “të egër dhe të furishëm” që ishte një atentat për qëllime terroriste.

Ali tha në gjyq se nuk ishte penduar për vrasjen, duke thënë se Sir David e meritonte të vdiste sepse kishte votuar në parlament për sulmet ajrore në Siri në 2014 dhe 2015. Vrasësi refuzoi të qëndronte në gjykatë “për arsye fetare” kur anëtarët e jurisë dhanë vendimet e tyre të hënën pas vetëm 18 minutash diskutimi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll