Art&Argëtim

Donaldi pret të shkrijë ‘BORA’, Trixa i dedikon këngë: Ta kisha dit’ çfarë djali je…

12 Prill 2022, 16:42 Nga DOSJA
Donaldi pret të shkrijë ‘BORA’, Trixa i dedikon

TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar sot projektin e saj më të ri të titulluar ‘Ma shumë se ti’. Në bashkëpunim me Dj Geek, Beatrix, e publikoi këtë këngë, 1 ditë pasi aktori Donald Veshaj, deklaroi se priste që të rregullonte marrëdhëniet me prezantuesen Bora Zemani. Në teksin e këngës, Beatrix ka shkruar se meriton më shumë dhe se nëse do e dinte se si ai do të ishte nuk do e bëntë atë që e bëri brenda BBV.

Pjesë nga teksti:

“Nëse mua më do më shumë se ti/ më respekton më shumë se ti/ Unë meritoj më shumë/ Gjithë ça kishim ti e myte/ Ta kisha dit’ çfarë je, se kisha bo ça kam bo/ Tash u bo ça u bo, se bëj më/ S’e mendoja që ishe ai lloj djalë…”

Donald Veshaj tregoi hapur ditën e djeshme se kapitullin me Trixën e ka mbyllur, derisa për Bora Zemanin u shpreh se po mundohet ta rifitojë. Gjatë një postimi në InstaStory, Donaldi ka treguar se ka kërkuar falje aty ku duhet e se ka mbyllur portat që nuk duhet ti kishte hapur më parë, që nënkupton lidhjen me Beatrixën.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj dj geek beatrix ramosaj dj geek

Sondazh

Poll