Art&Argëtim

E trishtë! Ndëron jetë aktori dhe komediani amerikan Gilbert Gottfried

13 Prill 2022, 08:15 Nga DOSJA
E trishtë! Ndëron jetë aktori dhe komediani amerikan Gilbert

SHBA- Aktori amerikan Gilbert Gottfried, ka ndëruar jetë në moshën 67-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje prej shumë kohësh. Familja e tij e ka bërë më dije vdekjen e tij duke postuar një shkrm në twitter duke dhënë lajmin e hidhur. Ata shkruan se ai ishte jo vetëm një aktor, komedian i talentuar por ishte dhe një bashkëshort, vëlla, baba dhe mik shumë i mirë.

“Ne jemi të thyer për të njoftuar vdekjen e të dashurit tonë Gilbert Gottfried pas një sëmundjeje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonik në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutem vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbert”, shkruan familja e tij në një postim në Twitter.

Sipas CNN Komediani Dane Cook e ka shprehur ngushëllimin për vdekjen e mikut të tij, teksa ka postuar në faqen e tij të Twitterit. Cook ka thënë se Glibert ishtë një nga komedianët që e bëntë të qeshte atë edhe kur ai nuk ndihej mirë dhe ishte i mërzitur, dhe se e pëlqente shumë si aktor. Gilbert Gottfried më bënte të qeshja në momentet kur e qeshura nuk vinte lehtë. Çfarë dhuratë. Nuk e njihja mirë, por më pëlqente ajo që ndante me mua. Ngushëllimet për familjen e tij,” ka shkruar Cook.7

Gilbert një komedian dhe aktor i disa filmave dhe serialeve, i cili njIhej për zërin e tij të fortë dhe potent. Disa prej filmave dhe serialeve që ka realizuar ka qenë “Family Guy”,  “Gilbert Gottfried’s Amazing Colossal Podcast” dhe një emisioni radiofonik “Howard Stern”.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture "family guy "gilbert gottfried's amazing colossal podcast" “howard stern”. dane cook gilbert gottfried "family guy "gilbert gottfried's amazing colossal podcast" “howard stern”. dane cook gilbert gottfried

Sondazh

Poll