Bota

Zelenskyy i drejtohet parlamentit të Estonisë: Rusia po përdor bomba fosfori në Ukrainë

13 Prill 2022, 09:39 Nga DOSJA
Zelenskyy i drejtohet parlamentit të Estonisë: Rusia po përdor

UKRAINË- Përpara takimeve ballë për ballë me liderët evropianë sot në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur në parlamentin e Estonisë këtë mëngjes.

Sipas Sky news, në fjalimin e tij virtual Zelenskyy pretendoi edhe një herë se Rusia po përdor bomba fosfori në Ukrainë, duke thënë gjithashtu se ky është terror i qartë kundër popullatës civile.

Zelenskyy tha gjithashtu se sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë dhe përsëriti thirrjet e tij që Ukraina të marrë statusin e kandidatit në BE.

LAJMI KRYESOR: 49 ditë luftë/ Zelenskyy propozon shkëmbim me të burgosurit, Biden: Putin po kryen gjenocid

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll