Bota

Prindërit e tyre u sanksionuan nga BE dhe SHBA, fëmijët e zyrtarëve rus shijojnë luksin

13 Prill 2022, 08:43 Nga DOSJA
Prindërit e tyre u sanksionuan nga BE dhe SHBA, fëmijët e

SHBA- Fëmijët e zyrtarëve rus jetojnë mes luksit dhe avionëve privat në vendet perëndimore edhe pse prindërit e tyre vazhdojnë të jenë kundër këtyre shteteve.  Sipas CNN, disa nga femijët vazhdojnë shkollimin në universitetet elitare në Londër dhe Nju Jork.

“Është padyshim hipokrizi ekstreme. Ata mund të mos shohin as një kontradiktë. Ata besojnë se ekziston një konkurrencë midis SHBA-së dhe Rusisë, por pse duhet të ndikojë kjo në planet arsimore të fëmijëve  së tyre?”– tha Daniel Treisman, një profesor i specializuar në politikën ruse në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos

Një nga familjet e para të korrupsionit dhe hipokrizisë së dyshuar ruse është ajo e Dmitry Peskov, zëvendës shefit të kabinetit dhe zëdhënësit kryesor të Vladimir Putinit. Rol që e bën atë megafonin më të zhurmshëm të Putinit, ai që shpërndan thuajse çdo ditë kritika të ashpra kundër Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara sanksionuan së fundmi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, gruan e tij dhe dy fëmijët e rritur, duke thënë se ata jetojnë “mënyra jetese luksoze që nuk përshtaten me pagën e shërbimit civil të Peskov”.

Të paktën dy nga fëmijët e tij u rritën kryesisht në Europën Perëndimore përpara se të ktheheshin në Moskë si të rritur. Ish-gruaja dhe fëmijët e Peskov zotërojnë automjete luksoze dhe shtëpia shumëmilionëshe në të gjithë botën duke përfshirë në Rusinë dhe në Francë.

Vetë Putini sulmoi rusët që mendojnë si Perëndimorë duke i akuzuar ata se punojnë me “Perëndimin kolektiv” drejt një qëllimit për të shkatërruar Rusinë.

“Populli rus gjithmonë do të jetë në gjendje të dallojë patriotët e vërtetë nga llumrat dhe tradhtarët dhe thjesht t’i pështyjë si një mushkonjë që aksidentalisht fluturoi në gojën e tyre,”– tha Putin.

Pasuria marramendëse, por në dukje e pashpjegueshme, e familjeve të tilla në botën e Putinit, thonë ekspertët, zbret në një koncept të vetëm: kleptokraci.

“Një kleptokraci është thjesht një qeveri që drejtohet nga hajdutë, ku politikat dhe vendimet e marra janë në emër të atyre hajdutëve,” -tha profesori i Universitetit Georgetoën, Jodi Vittori.

LAJMI KRYESOR: 49 ditë luftë/ Zelenskyy propozon shkëmbim me të burgosurit, Biden: Putin po kryen gjenocid

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov lufta ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll