Sport

Tuchel pas eliminimit ndaj Realit: “E meritonim kualifikimin”

13 Prill 2022, 04:50 Nga DOSJA
Tuchel pas eliminimit ndaj Realit: “E meritonim kualifikimin”

SPANJE – Thomas Tuchel, trajneri i Chelseas, pas eliminimit në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Champions League, pavarësisht fitores 3-2 kundër Realit, u shpreh krenar për lojën e futbollistëve të tij.

“Ishim të pafat. Kjo është arsyeja pse ne jemi të zhgënjyer. Ne u mundëm nga talenti individual dhe nga gabimet tona. E meritonim kualifikimin. 

Edhe në “Stamford Bridge”, ata nuk kishin krijuar aq shumë raste, por gjysmën e rastit më të vogël ata e kthejnë gjithmonë. Kaq u mjaftoi atyre. 

Asnjë keqardhje, edhe pse e meritonim të kalonim. Këto janë ato lloj humbjesh, për të cilat mund të jesh krenar dhe mund t’i pranosh me humor të mirë. 

Jam shumë i kënaqur me lojën, është mënyra e duhur. Nëse arrijmë të riprodhojmë këtë lloj përpjekjeje, do të jemi një ekip i veçantë. E kishim në dorë këtë ndeshje, por nuk patëm fat. Kështu është”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollistit të atëhershëm të chelseas gjermani thomas tuchel trajneri i chelseas futbollistit të atëhershëm të chelseas gjermani thomas tuchel trajneri i chelseas

Sondazh

Poll