Sport

Ancelotti përsëri në gjysmëfinale: “Real Madrid nuk vdes kurrë”…

13 Prill 2022, 04:18 Nga DOSJA
Ancelotti përsëri në gjysmëfinale: “Real Madrid nuk

SPANJE – Real Madridi është rikthyer në gjysmëfinale të Champions League, por për të arritur atje jetoi një mbrëmje shumë të vështirë në shtëpi kundër Chelseat, duke shpërdoruar fillimisht avantazhin e fituar në Londër dhe më pas duke u ngritur për të gjetur golat e kualifikimit në finale.

“Ne vuajtëm shumë, – komentoi Carlo Ancelotti në fund të ndeshjes, – por Real Madridi nuk vdes kurrë. “Bernabeu” është magjik dhe të çon të bësh gjëra që shumë pak mund t’i bëjnë”.

Pavarësisht fillimit nga 3-1 në Londër, u desh kohë shtesë për të kaluar në gjysmëfinale: “Ishte një ndeshje e barabartë edhe pas ndeshjes së pare, – vazhdoi Ancelotti në fund të lojës. – Chelsea është strukturuar dhe na ka përballur duke luajtur në mënyrë të barabartë. Ne ishim konkurrues dhe bëmë diçka më të mirë për të shkuar në gjysmëfinale”.

Përcaktues lojërat e Modric dhe Benzema: “Karim është kampion, por kundër Chelsea nuk ishte vetëm ai. Për mua ata janë të gjithë shumë të mirë, sot do të thosha edhe Camavinga, Kroos dhe të tjerët. Modric ishte i mrekullueshëm, sidomos me atë asistin”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit përballet me real madridin tekniku aktual i real madridit champions league kundër real madridit përballet me real madridin tekniku aktual i real madridit

Sondazh

Poll