Aktualitet

Vrasja e Caroline në Greqi! Sot merren në pyetje dëshmitarët, Babis rikthehet në gjykatë

12 Prill 2022, 06:47 Nga DOSJA
Vrasja e Caroline në Greqi! Sot merren në pyetje

GREQI– Sot do të rifillojë sërish gjyqi për Babis Anagnostopoulos, i cili është autor i vrasjes së Carolinë Crouch në maj të vitit 2021 në Glyka Nera. I akuzuari, sipas deklaratës së tij, “i martuar dhe i ve ”, në seancën paraprake të parë të Gjykatës së Përzier Jurie, ka dëgjuar aktakuzën kundër tij, i pashqetësuar dhe i qetë, duke e parë sy më sy prokurorin, raporton BBC.GR.

Një aktakuzë që përfshin dy vepra penale, “vrasje me dashje e kryer në gjendje të qetë shpirtërore dhe abuzim me kafshë” si dhe dy kundërvajtje, “kallëzim i rremë dhe dëshmi e rreme në vazhdimësi”.

Prindërit e Caroline nuk u paraqitën në gjykatë por u përfaqësuan nga avokati i tyre Thanasis Harmanis, duke ngritur një padi civile në mbështetje të prokurorisë. Këshilltarja e shëndetit mendor të Caroline, Eleni Mylonopoulou, do të dëshmojë sot.

Caroline u vra më 11 maj të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në dhomën e gjumit, ndërkohë e bija e tyre 11muajshe ishte gjithashtu në dhomë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore babis anagnostopoulos babis anagnostopoulos ne gjykate caroline crouch babis anagnostopoulos babis anagnostopoulos ne gjykate caroline crouch

Sondazh

Poll