Politike

Rakipi dhe Ndroqi non grata! Yuri Kim: Iu ndalohet shkelja në SHBA, atyre dhe familjeve

11 Prill 2022, 14:43 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas shpalljes non grata të ish-deputetit të PS Aqif Rakipit dhe biznesmenin Ylli Ndroqi. Në ripostimin e Kim në Twitter, thuhet se këta persona së bashku me familjet e tyre nuk mund të shkelin më në territorin e SHBA-së. 

Ambasada në Twitter shkruan se këto persona kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese.

POSTIMI I YURI KIM dhe Ambasadës:

Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë bazuar në E.O. 14033 dhe që shënjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Vendimi i sotëm përforcon përkushtimin e Thesarit për të nxitur llogaridhënien për aktorë të përfshirë në sjellje destabilizuese dhe korruptive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E tillë sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet:

LAJMI KRYESOR: SHBA shpall non-grata ish-deputetin Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aqif rakipi shpallet non grata nga shba ylli ndroqi shpallet non grata nga shba yuri kim aqif rakipi shpallet non grata nga shba ylli ndroqi shpallet non grata nga shba yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2022, 13:30

FOTOJA- Rama takon Presidentin gjerman

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin gjerman Frank-ëalter Steinmeier. Takimi i Ramës me presidentin federal është zhvllua...