Bota

Khan u shkarkua nga parlamenti, paraqet kandidatura e parë për kryeministër të Pakistanit

10 Prill 2022, 20:39 Nga DOSJA
Khan u shkarkua nga parlamenti, paraqet kandidatura e parë për

PAKISTAN- Politikani i opozitës pakistaneze Shehbaz Sharif paraqiti të dielën në parlament kandidaturën për të qenë kryeministri i ardhshëm i Pakistanit, njoftoi partia e tij, pasi kryeministri aktual Imran Khan humbi një votëbesim në parlament pas gati katër vjetësh në pushtet. 70 vjeçari Shehbaz, vëllai më i vogël ish-kryeministrit Nawaz Sharif, udhëhoqi një përpjekje të opozitës në parlament për të rrëzuar zotin Khan dhe pritet gjerësisht ta zëvendësojë atë pas votimit të së hënës.

Por edhe partia e zotit Khan paraqiti dokumenta me kandidaturën e ish-ministrit e jashtëm për kryeministër, duke thënë se anëtarët e saj të parlamentit do të jepnin dorëheqjen masivisht nëse ai humbte.

Zoti Khan, kryeministri i parë pakistanez që rrëzohet nga një votë mosbesimi, u kishte rezistuar për gati një javë pasi opozita e bashkuar u përpoq fillimisht ta largonte nga detyra. Të dielën, ai përsëriti akuzat se pas ndryshimit të regjimit qëndronte një komplot i huaj.

“Lufta e lirisë fillon përsëri sot,” tha ai në Twitter.

Deri para votimit, zoti Khan kishte bërë thirrje për protesta, të cilat pritej të mbaheshin vonë të dielën. Qeveria e tij ra në orët e para të së dielës pas një seance 13-orëshe që përfshinte vonesa të përsëritura dhe fjalime të gjata nga ligjvënësit e partisë së tij Tehreek-e-Insaf.

Partitë e opozitës ishin në gjendje të siguronin 174 vota pro mocionit të mosbesimit në dhomën me 342 anëtarësh, duke siguruar shumicën e nevojshme për të mundësuar votën e së hënës për të zgjedhur një kryeministër të ri.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota imran khan shehbaz sharif imran khan shehbaz sharif

Sondazh

Poll