Bota

Lidhja e dashurisë me nënën e 3 vajzave të vdekura në Greqi, reagon kumbari: Janë shpifje

10 Prill 2022, 09:57 Nga DOSJA
Lidhja e dashurisë me nënën e 3 vajzave të vdekura në

GREQI– Vijojnë të zbulohen detaje në lidhje me vdekjen e mistershme të tre vajzave në Patra të Greqisë ku për vrasjen e tyre është akuzuar vetë nëna, 33-vjeçarja Roula Pispirigoi.

Sipas Protothemës, akuzat se hedhura disa ditë më parë nga babai i vajzave, Manos Daskalakis se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me një mik të familjes dhe se kjo ishte arsyeja që ai u largua nga shtëpia i është përgjigjur avokatja e kumbarit të vajzës së dytë të çiftit.

Lajmi që klienti im, i cili ishte kumbari i Malenës së vogël, ka patur një lidhje me Pispirigoun dhe se është babai i njërës prej vajzave është i pavërtetë”-u shpreh avokatja.

Ajo tha se ai dhe familja e tij ndjehen të fyer nga këto aludime të cilat po përdoren nga disa persona dhe media të ndryshme në Greqi për të shkaktuar bujë dhe ‘rrëmujë’ të panevojshme për të marrë vëmendje mediatike.

“Në kontekstin e sa më sipër, tani bëhet e domosdoshme ndëshkimi i atyre që në kundërshtim me ligjin fyejnë klientin tim dhe familjen e tij, duke përfshirë komentet në rrjetet sociale dhe rehabilitimin e tij civil.”-përfundoi avokatja.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni manos daskalakis roula pispirigou manos daskalakis roula pispirigou

Sondazh

Poll