Bota

Sot hapen nëntë korridore humanitare në Luhansk

10 Prill 2022, 07:46 Nga DOSJA
Sot hapen nëntë korridore humanitare në Luhansk

UKRAINË-Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se këtë mëngjes do të hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve. Sipas Sky News kjo do të përfshijë një rrugë evakuimi për makinat private nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit.

Vereshchuk u shpreh se të gjitha rrugët e Luhansk, do të jenë funksionale. “Të gjitha rrugët për korridoret humanitare në rajonin e Luhansk do të funksionojnë për aq kohë sa të ketë një armëpushim nga trupat pushtuese ruse,” tha Vereshchuk.

Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Ukraina po përgatitet për një “betejë të vështirë” në lindje të vendit, ku po mblidhen trupat ruse. Zyrtarët u kanë kërkuar civilëve që të largohen menjëherë nga rajoni.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll