Aktualitet

VD/ Sherr në club-in e natës në Sarandë, i riu masakohet me thikë, autori në kërkim

9 Prill 2022, 20:25 Nga DOSJA
VD/ Sherr në club-in e natës në Sarandë, i riu masakohet me

SARANDË– Dino Majko, 29 vjeç banues në Sarandë është masakruar me thikë mbrëmjen e sotme në një club në qytetin bregdetar të Sarandës. ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në lokalin e natës që ndodhet në shëtitoren e qytetit. Majko ka qenë me shoqërinë e tij në club në momentin që ka nisur sherrin me të shpallurin në kërkim Eniveld Aliu. Por përplasja verbale ka agravuar në atë fizike.

Aliu ka nxjerrë thikën dhe raportohet të ketë goditur të paktën gjashtë herë Majkon. Dosja.al solli dhe pamje nga clubi ku ndodhi ngjarja që në ato çaste siç shihet në video ishte plot me klientë që janë tmerruar nga skenat e rënda.

29-vjeçari Majko është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendje së rëndë është transportuar drejt spitalit të Traumës. I riu raportohet të ketë humbur shumë gjak dhe rrezikon jetën. Kurse autori, është larguar pas plagosjes nga lokali dhe është shpallur në kërkim nga policia. Blutë e Sarandës kanë ngritur pika kontrolli dhe po ndalojnë çdo mjet, siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al.

Nuk dihet ende se çfarë është bërë shkak për nisjen e sherrit mes të rinjve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO-Mbushur plot me njerëz! Pamje brenda club-it ku ndodhi plagosja në Sarandë

FOTOT- Kush është i riu që u plagos dhe autori i ngjarjes në Sarandë

VIDEO/ Pamjet nga Saranda, policia rrethon zonën ku ndodhi plagosja

EMRI/ Plagosja me thikë në Sarandë, Policia: Autori është shpallur në kërkim

E masakruan dhe në 2020-n, kush është Majko dhe sherret e tij me Policinë e Sarandës

EMRI/ Kush është i riu që i ngulën thikën në mes të club-it në Sarandë

EMRI/ Kush është i riu që i ngulën thikën në mes të club-it në Sarandë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dino majko eniveld aliu plagoset dino majko plagosje ne sarande dino majko eniveld aliu plagoset dino majko plagosje ne sarande

Sondazh

Poll