Aktualitet

Emri i Fan Nolit jetësohet në New York, rruga në Bronks titullohet sipas ish-diplomatit

9 Prill 2022, 21:44 Nga DOSJA
Emri i Fan Nolit jetësohet në New York, rruga në Bronks

SHBA- Emri i diplomatit dhe ish-ministrit të jashtëm Fan Noli i është vendosur një rruge në lagjen e Bronksit në Neë York City. këtë gjë e ka bërë të ditur gazeta Dielli me anë të një postimi në Facebook. Në postim shkruhet se Fan Noli është padyshim një figurë historike dhe e paharrueshme në vendin tonë. Ndërkohë që të bashkangjitura në postim janë edhe disa foto nga rruga që i është vendosur emri i Fan Nolit.

Postimi i Plotë:

Emri i Fan Nolit jetësohet në Bronx/ “Sot është një ditë e shënuar për kombin shqiptar. At Fan Noli, një prej Shqiptarëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar përjetësohet me emrin e një rruge në Neë York. Sot për çdo shqiptar është një ditë e pa harruar, një ditë lavdie e krenarie kombëtare e shtetërore. Një ditë e madhe që do mbesë historike në memorien tonë si komb e si mërgatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shërbimi i At Fan Nolit ndaj popullit, e shtetit e kombit të tij është gjeniale.

At Fan Noli përktheu në shqip shërbesat e Kishës Ortodokse, përktheu kryevepra të letërsisë botërore, shkroi poezi politike, ishte klerik, themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, deputet dhe Kryeministër i Shqipërisë në të njëjtën kohë, drejtues i Diellit e themelues i Vatrës, një figurë e padiskutueshme poliedrike e kombit shqiptar. Kjo ditë e shenjtë përkon me 110 vjetorin e Vatrës. At Fan Noli ishte një përkthyes i pashoq, erudit i rrallë, një filozof i mprehtë, poet i zjarrtë, historian i konfirmuar, politikan i shquar dhe një fetar i bekuar. Fan Noli ia kushtoi jetën Zotit dhe kombit të tij. Askush si ai nuk u investua për të mirën e popullit, shtetit e kombit shqiptar. Lavdi përjetë veprës dhe kujtimit të At Fan Nolit” – Elmi Berisha

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fan noli fan noli

Sondazh

Poll