Politike

Ndryshimet në statut, shtohen 3 sekretariate, Rama: Emigrimin ia besojmë Laertit

9 Prill 2022, 13:58 Nga DOSJA
Ndryshimet në statut, shtohen 3 sekretariate, Rama: Emigrimin ia

TIRANË– Ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste janë miratuar. Kryeministri Edi Rama propozi që të shtohen edhe tre sekretarie. I pari do të ketë lidhje me çështjet legale, detyrë që sipas tij duhet t’i besohet Eridian Salianjit, Sekretariati për koordinimin është sekretariati që propozoi t’i besohet Blerina Gjylametit, ndërsa ai për Diasporën dhe Emigracionin, Rama tha se duhet ta marrë në dorë Laert Duraj. 

“Unë jam absolutisht dakort, pasi varet nga ju, një sekretar për çështjet zgjedhore të partisë, në aspektin e ndjekjes së të gjithë çështjeve legale, detyra do t’i besohet Eridianit që ka gjithë jetën që ndjek procedurat nëpër KQZ e të gjitha, një sekretar për emigracionin, detyrë që sekretari i Përgjithsëm dëshiron që t’ia besojmë Laertin, e njihni të gjithë, është shumë i lidhur me zonën atje, që kanë ritual me vrasjen e kecave. Është një shaka por gjysma e të vërtetës. Ndërsa Sekretare për koordinimin propozojmë që të jetë Blerina Gjylameti. Nuk mundemi dot që përfaqësuesit e pushteti të jenë të mbrojtur nga një gardh, ndërsa pjesa tjetër të jenë atje sa herë që është nevoja për vota apo për të dalë në zgjedhje. Duhet hapje në frymë ku të mos ketë dallim mes kampeve të partisë dhe ju kërkojmë të gjithëve që ta respektojnë këtë,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:LV-Kongresi, Rama kërkon hetim për Berishën: Për veshi në SPAK kush gabon, PS është komb

(F.m/dosja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll