Bota

Nëna e akuzuar për vrasjen e 3 vajzave në Greqi, burri: Më tradhëtoi me të afërmin tim

9 Prill 2022, 11:58 Nga DOSJA
Nëna e akuzuar për vrasjen e 3 vajzave në Greqi, burri: Më

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me marrëdhënien midis çiftin Manos Daskalakis dhe Roula Pispirigou, prindërit e tre vajzave të cilat humbën jetën në mënyrë të mistershme në Patra të Greqisë.

Sipas Protothemës, ka qenë gazetari George Anastasopoulos i cili ka folur me një familjar që ka konfirmuar në dëshminë e tij informacionin se Roula Pispirigou kishte një lidhje jashtëmartesore.

Siç tha gazetari, 33-vjeçarja ka pasur një lidhje jashtëmartesore me një të njohur të saj dhe Manos Daskalakis, duke shtuar se personi i tretë ishte i afërm i Daskalakis, madje ai vuri në dukje se lidhja ka ndodhur, kronologjikisht, para lindjes së Irisit, e cila vdiq 6 muajshe, ku sipas ekspertizës u vërtetua se ishte mbytur.

Anastasopoulos tha gjithashtu se, sipas raportimit, Manos Daskalakis ka rrahur Roula Pispirigou të paktën tre herë para syve të Georginë 9-vjeçare, disa muaj para vdekjes së saj.

Ndërkohë Daskalakis pak ditë më parë ka konfirmuar lajmin e tradhëtisë së gruas së tij dhe madje ka pohuar se është parguar nga shtëpia pikërisht për këtë arsye.

U largova nga shtëpia sepse mora vesh se gruaja ime kishte gjetur një burrë tjetër, gjë të cilën ajo ma konfirmoi”, tha ai.

Ai vetë del në dëshminë e tij për të thënë se nuk kishte bërë kërkesë divorci por thjesht ishte larguar nga shtëpia pas vdekjes së vogëlushes Iris.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni george anastasopoulos manos daskalakis roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi george anastasopoulos manos daskalakis roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi

Sondazh

Poll