Bota

Presidentja e Parlamentit Evropian: Në Ukrainë po kryhen krime ndërkombëtare lufte

8 Prill 2022, 20:18 Nga DOSJA
Presidentja e Parlamentit Evropian: Në Ukrainë po kryhen krime

BRUKSEL- Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola tha se sulmet me raketa në një stacion treni në Kramatorsk dhe sulme të tjera ndaj civilëve në Ukrainë janë krime ndërkombëtare lufte që po kryhen kundër njerëzve sovranë që thjesht po luftojnë për demokracinë dhe për vendin e tyre. Duke folur për CNN të premten, Metsola tha se Evropa nuk po jep pajisje, ndihmë financiare ose ndihmë logjistike mjaftueshëm shpejt.

Ajo tha gjithashtu se Evropa po e financon këtë luftë ”drejtpërsëdrejti apo tërthorazi” dhe duhet të marrë përgjegjësinë për të mos vepruar më herët për të ndaluar luftën.

Pse e kemi strehuar Putinin, familjen e tij, oligarkët dhe të gjithë njerëzit që e mbështesin atë në Evropën tonë duke u shitur atyre pasaportat tona, shtetësinë tonë? Duke i lejuar ata të fshehin paratë e tyre në vendet tona. Dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më”, tha ajo.

Kur u pyet për kandidaturën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Metsola tha për parlamentin, është e qartë. Vendi për Ukrainën është në Evropë.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ 50 të vdekur nga sulmi ajror,mijëra presin të evakuohen, Zelenskyy pret von der Leyen

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi roberta metsola lufta ukraine-rusi roberta metsola

Sondazh

Poll