Bota

Zelensky i drejtohet Von der Leyen: Sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme

8 Prill 2022, 19:20 Nga DOSJA
Zelensky i drejtohet Von der Leyen: Sanksionet kundër Rusisë nuk

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha të premten krerëve të Bashkimit Evropian se paketa e fundit e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë nuk është e mjaftueshme.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë botën, BE-në, Ursula von der Leyen personalisht, për paketën e 5-të të sanksioneve, por mendoj se nuk mjafton. Sepse ata (Rusia) na kanë marrë shumë neve, territoret, njerëzit. Ju lutemi, vazhdoni të na ndihmoni me sanksionet”, tha ai.

CNN shkruan se Borrell, kryediplomati i BE-së, u zotua se një delegacion i BE-së do të kthehet në Kiev dhe pranoi se Ukraina ka nevojë për më shumë armë. Ai tha se shpresonte të ishte në gjendje të premtonte 500 milionë euro të tjera (543 milionë dollarë) në ndihmë ushtarake brenda dy ditëve të ardhshme.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ 50 të vdekur nga sulmi ajror,mijëra presin të evakuohen, Zelenskyy pret von der Leyen

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ursula von der leyen volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi ursula von der leyen volodymyr zelensky

Sondazh

Poll