Art&Argëtim

“Më shkatërroi jetën!”/ Burri padit të dashurin e gruas, kërkon 600 mijë euro dëmshpërblim

7 Prill 2022, 13:45 Nga DOSJA
“Më shkatërroi jetën!”/ Burri padit të dashurin

ITALI- Ai, ajo dhe tjetri. Burri kërkon 600 mijë euro nga dashnorja e ish-gruas me pretendimin se i ka shkatërruar jetën. Në momentin kur trekëndëshi i një dashurie ka përfunduar në gjykatë, bashkëshorti ka kërkuar kompensim. Ai tentoi të provojë tradhtinë edhe duke sjellë si provë postimet me të cilat çifti, sipas tij, e kanë tallur lirshëm në Facebook.

Por fatkeqësisht jo vetëm që nuk i ka marrë 600 mijë eurot që i ka kërkuar, por do të detyrohet të paguajë mijëra euro për shpenzimet ligjore, thuhet në historinë e publikuar nga Il Messaggero. I tradhëtuar, baba i dy fëmijëve të mitur, u përpoq të argumentonte arsyet e tij duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit të Perugia-s pavarësisht se gjyqtarët e shkallës së parë të Spoletos e kishin refuzuar kërkesën e tij. Ai u përpoq të dorëzonte prova të konsiderueshëm për të vërtetuar tradhtinë që pësoi.

“Punoj çdo ditë në Spoleto, pas turnit i kam çuar fëmijët në stërvitje futbolli, i kam ndjekur për detyrat e shtëpisë dhe aktivitetet jashtëshkollore, kam punuar për familjen dhe ajo më ka tradhtuar. Ai filloi t’i jepte dhurata. E nxiti të më tradhtonte, duke e bërë atë të largohej nga shtëpia pasdite dhe mbrëmje të tëra, pa dhënë shpjegim as tek fëmijët. Kishim një familje të bukur që u shkatërrua, për shkak të tij,”– u tha ai gjyqtarëve. 

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit ranë dakord për “të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të lirisë së tij seksuale, të garantuar me kushtetutë”. I dashuri i gruas, sipas Gjykatës, nuk ka asnjë përgjegjësi pse dashuria mes çiftit kishte mbaruar dhe nuk mund të paguajë për të. Nëse do të shprehinin të kundërtën do të vendosnin në precendent të rrezikshëm.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete gjykate itali gjykate itali

Sondazh

Poll