Aktualitet

Vuçiç: Na bënë presion që të pezullonim Rusinë nga Këshilli i OKB

8 Prill 2022, 05:45 Nga DOSJA
Vuçiç: Na bënë presion që të pezullonim

SERBI– Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votohet pro rezolutës, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj ju vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin… Thoshin ‘A e dini se sot apo nesër do të vendoset nëse do të përjashtohemi [Serbia] nga pakoja e sanksioneve [e Bashkimit Evropian] për naftën”, tha Vuçic në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

 Presidenti i Serbisë tha se kërcënimi me sanksione dhe ndalimi i rrugës evropiane po “rri pezull” mbi Serbinë, për shkak të qëndrimit të Beogradit ndaj Moskës.

“Serbia është në rrugën evropiane. Ne jemi një shtet neutral ushtarakisht, por nuk jemi një shtet politikisht neutral, ne jemi në rrugën evropiane. Më pëlqen Perëndimi, e dua shumë Rusinë, por Serbinë e dua më së shumti në botë”, tha Vuçiç.

OKB-ja vendosi të enjten, më 7 prill, të pezullojë Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për shkak të raportimeve për krime në territoret e pushtuara në Ukrainë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic rusi aleksander vucic rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 20:23

Digjen qëllimisht dy makina në Vlorë

VLORË– Dy automjete janë djegur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Karabash të qytetit të Vlorës. Mjetet kanë qenë të par...