Ekonomi

Punësimi informal, 18% e rasteve të konstatuara në 2021 u zbuluan nga ankesat

8 Prill 2022, 05:31 Nga DOSJA
Punësimi informal, 18% e rasteve të konstatuara në 2021 u zbuluan

Punësimi informal në pjesën e vet dominuese konstatohet nga inspektimet e planifikuara të institucioneve pranë bizneseve.

Vetëm një përqindje e ulët e rasteve që zbulohen vjen si pasojë e ankesave duke konfirmuar se punëmarrësit ende mbeten indiferente apo të frikësuar për të denoncuar. Një pjesë e mirë e rasteve të zbuluara kanë ardhur si efekt edhe i rritjes së monitorimit nëpër biznese duke pasur si synim të parë respektimin e masave anti-covid.

“Gjatë vitit 2021 janë evidentuar 1092 punëmarrës informal ku gjatë procesit të inspektimit janë siguruar 1041 prej tyre, nëpërmjet masës urgjente “pezullim” të aktivitetit deri në sigurimin e tyre. Ndërkohë të pasiguarit janë raportuar pranë zyrave të tatim taksave.

Vlen të theksohet se, 68 % e punëmarrësve informal janë konstatuar në inspektime të planifikuara të cilat kanë nisur nga muaji qershor e në vazhdim gjatë vitit, shkak kjo i përfshirjes së inspektoreve të punës, në monitorimin e masave anticovid për gjatë periudhës janar-qershor 2021. 18 % e punëmarrësve informal të konstatuar janë evidentuar në inspektime për shkak ankese. 13 % e punëmarrësve informal janë konstatuar në inspektime rastësore të cilat janë iniciuar si shkak i shkeljeve flagrante të kërkesave ligjore” thuhet në raportin e vitit 2021 të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Një tjetër element që sjell në vëmendje dokumenti është ai i punonjësve pa një kontratë individuale pune që cilësohet si një nga format e informalitetit në punësim pasi nuk ka një marrëveshje pune të shkruar.

“Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsej 1570 punëmarrës pa kontrata individuale pune, ose rreth 0.8% e totalit të këtyre punëmarrësve të evidentuar gjithsej në inspektimet e realizuara. Të dhënat për punëmarrës pa kontrata pune vetëm në subjekte private sipas llojit të aktiviteteve ekonomike numri më i madh i punëmarrësve pa kontrata pune individuale evidentohet llojin e aktivitetit. Tregti Hotel-Bar-Restorante me 2.8% dhe Ndërtim me 1.5% kundrejt numrit të punëmarrësve pa kontrata evidentuar në këto aktivitete gjatë procesit të inspektimit” thuhet në raport./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi punesimi informal punesimi informal ne shqiperi punesimi informal punesimi informal ne shqiperi

Sondazh

Poll