Ekonomi

Kaskada e Drinit/Xama:KESH s’parashikoi reshjet, studimet dolën të sakta, menaxhimi dështoi

6 Prill 2022, 06:21 Nga DOSJA
Kaskada e Drinit/Xama:KESH s’parashikoi reshjet, studimet dolën

TIRANË– Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka ndarë disa studime që lidhen me shfrytëzimin dhe menaxhimin e Kaskadës së Drinit. Ajo ka ndarë dy faqe nga një dokument që llogarit sasinë e prurjeve sipas muajve, nivelin në hidrocentrale, prodhimin dhe nevojat për import. Sipas Xamës, tablotë mund t’i jepnin mundësi KESH-it në atë kohë që të menaxhonte si duhej nevojat për blerje energjie dhe shitjen e saj.

Parashikimet për prurjet në bazë mujore, javore dhe ditore, ishin mbi 95% të sakta, dhe “me siguri shumë të lartë shton ajo duke thënë se mund të ishte bërë një menaxhim më i mirë vjetor për shkak të basenit të madh që mund të grumbullonte rezervë hidrike. 

‘KESH sërish nuk arriti të parashikonte reshjet saktë në 25 mars dhe bleu energji për periudhën për fundin e muajit dhe fillimin e prillit me çmim 290 euro Mëh, ndërsa më 31 mars u detyrua të shesë energji me logjikën më mirë të fitoj diçka se sa të shkarkoj ujë. Edhe ky parashikim jo i saktë solli 1.5 milion euro humbje për financat e korporatës.’– shkruan ndër të tjera Xama.

SHKRIMI I OLA XAMA:

Konstestimet per menaxhimin e Kaskades se Drinit. Deri në vitin 2001 Kaskada e Drinit shfrytëzohej në bazë të studimit që bënin një grup ekspertësh dhe profesorë të fushës për prodhimin dhe mënyrën e përdorimit të energjisë elektrike me qëllim optimizimin e prurjeve dhe prodhimit të energjisë elektrike. Dy faqet më poshtë m’i dërgoi një profesor i nderuar, i cili më tha se Prof.As. Luigj Kakarriqi, Ing. Ilir Radovicka dhe Ing. Nekie Merko, përpara çdo viti hidrologjik (1 tetor-30 shtator), llogaritnin me saktësi 90% sasinë e prurjeve sipas muajve, nivelin në hidrocentrale, prodhimin dhe nevojat për import. Kjo tablo i jepte mundësi KESH-it në atë kohë që të menaxhonte si duhej nevojat për blerje energjie dhe shitjen e saj. Duke qënë se probabiliteti ishte 90%, vetëm për 1 nga 10 vjet, studimi nuk do të ishte i saktë. Parashikimet për prurjet në bazë mujore, javore dhe ditore, ishin mbi 95% të sakta, dhe “me siguri shumë të lartë” më tha profesori. Fierza sipas tij lejonte të bëhej një menaxhim i mirë vjetor për shkak të basenit të madh që mund të grumbullonte rezervë hidrike, ndërsa nëse do të ndërtohej Skavica bëhej fjalë për menaxhim rezerve disavjeçare.

Tani të kthehemi te çështjet e ditës. KESH nuk arriti të parashikonte një vit më parë, as me saktësi 90%, e as me 50% se sa do të ishin reshjet e si rrjedhojë prurjet në Kaskadën e Drinit. Rezerva hidrike ra nga 1.45 Gëh në maj në 600 Gëh në gusht. E gjithë kjo i kushtoi Shqipërisë 4 muajt e fundit 250 milion euro importe. Mbase parashikimet ishin që do të kishte prurje të larta gjatë gjithë vitit dhe që të mos kishte shkarkime optimizoi situatën duke përgjysmuar rezervën dhe duke shitur energji. Mbase ky është ai viti ku parashikimi nuk do të dilte për shkak të propabilitetit 9 me 1.

KESH sërish nuk arriti të parashikonte reshjet saktë në 25 mars dhe bleu energji për periudhën për fundin e muajit dhe fillimin e prillit me çmim 290 euro Mëh, ndërsa më 31 mars u detyrua të shesë energji me logjikën më mirë të fitoj diçka se sa të shkarkoj ujë. Edhe ky parashikim jo i saktë solli 1.5 milion euro humbje për financat e korporatës. Nga ana tjetër kompanitë që shesin dhe blejnë energji në Shqipëri numërohen me gishtat e dorës. (GEN-I, EFT, GSA, Danske Commodities, NOA, N4T, Axpo, Ayen, Energy Supply, Devolli Hydropëer) Disa nga këto kompani lidhën kontratë me Korporatën Elektroenergjitike në datën 25 mars, se nga 28 marsi deri në 2 prill do t’a furnizonin me energji kundrejt një çmimi mesatar 295 euro Mëh. Në datën 31 mars thirrjes së KESH për blerje energjie, disa nga këto kompani iu përgjigjën pozitivisht duke i dhënë një çmim prej 150 euro/Mëh. Pra po i shisnin energjinë që po ia blinin vetë KESH-it. Propabiliteti i studimeve të kompanive të tregut energjitik doli 100% i saktë, si për reshjet dhe prurjet, ashtu dhe për çmimet në bursë. Do të thoni se menaxhimi privat është më i mirë se ai shtetëror, por këtu te ne edhe kur hyn privati në sektorin publik, këto teoritë e propabilitetit ose përmbysen, ose dështojnë…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi drini kaskada e drinit ola xama drini kaskada e drinit ola xama

Sondazh

Poll