Ekonomi

Furnizues i Mundësisë së Fundit, ERE mbyll procedurën: S’pati aplikim nga të licencuarit

6 Prill 2022, 05:37 Nga DOSJA
Furnizues i Mundësisë së Fundit, ERE mbyll procedurën:

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se ka mbyllur tashmë procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit e cila ka rezultuar pa asnjë aplikim nga të licencuarit prej tij.

Aktualisht rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit në vend po e luan Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si e vetmja kompani që ka mundësitë teknike për ta ofruar. Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është njësia që kryen blerjen e energjisë për llogari të subjekteve në treg të lirë të cilët nuk kanë arritur të gjejnë ende një furnizues privat apo janë në periudhë tranzicioni nga një kontratë në tjetrën. Koha për të cilën këto subjekte mund të marrin shërbimin nga FMF është 2 mujore ndërkohë që për ata që dalin për herë të parë në treg deri në dy vjet.

Njoftimi i procedurës së zhvilluar nga ERE edhe pse teorikisht mund të ishte i hapur për çdo palë, praktikisht është e qartë që do të ishte e pamundur të ofrohej nga palë të tjera përveç kompanisë publike të shpërndarjes që ka vite që e ofron shërbimin për bizneset në tregun e lirë.

“Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në zbatim të Urdhrit të Kryetarit të ERE nr.21, datë 21.02.2022, në datën 15.03 2022, hapi procedurën për përzgjedhjen e furnizuesit të mundësisë të fundit (FMF).

Procedura e mësipërme, mbështetet në parashikimet e nenit 86 të ligjit nr.43/2015 “Për Sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 449, datë 15.6.2016, “Për miratimin e kushteve dhe të procedurave për përcaktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit të energjisë elektrike”, si dhe “Rregulloren për përcaktimin e kritereve të vlerësimit dhe të përzgjedhjes së furnizuesit të mundësisë së fundit”, miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 141, datë 15.06.2021.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertës, sipas shpalljes së publikuar në faqen zyrtare të ERE, në dy media kombëtare, dhe në rrjetet sociale të ERE, ishte data 30.03.2022.

Në përfundim të afatit, nuk rezultoi që të këtë patur asnjë aplikim për Furnizues të Mundësisë së fundit nga furnizuesit e licencuar nga ERE” thuhej në njoftimin e fundit të ERE./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi enti rregullator i energjisë enti rregullator i energjisë

Sondazh

Poll