Aktualitet

Blendi Fevziu: Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë Presidente grua

7 Prill 2022, 19:15 Nga DOSJA
Blendi Fevziu: Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë

TIRANË- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu thotë se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një presidente grua.

I ftuar në rubrikën “Milori Live” në Klan News, Fevziu u shpreh se do të ishte e mjaftueshme për Shqipërinë që në krye të Presidencës të vendosej një figurë e pastër dhe me integritet.

“Unë mendoj që mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur Presidentin. Kjo tentativa për të bërë bisedime më duket më shumë një ‘larje goje’, pra ta hedhim një fjalë që të jemi dhe ne të larë. Pra, mazhoranca mund ta zgjedhi vetë Presidentin që mendon.

Personalisht do isha për një figurë jo politike, jo detyrimisht politike. Por mundësisht një figurë në mbyllje të karrierës, sepse ne kemi vuajtur gjithmonë që kemi vendosur presidentë të rinj që kanë pasur ambicie përtej Presidencës. Një njeri në mbyllje të karrierës. Nëse më pyet personalisht, që s’ka asnjë vlerë mendimi im se nuk ndryshon asgjë, mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një grua për Presidente sepse është i vetmi vend. Kosova ka pasur dy gra deri më sot.

Ne që të kemi një kryeministre grua do jetë një histori pak e vështirë dhe do dojë shumë kohë. Minimalisht, presidenti që ka një rol honorifik mund të ishte një imazh shumë i mirë i Shqipërisë. Mund të jetë ndonjë emër që ne s’na ka shkuar ndërmend fare. Mjafton të jetë një njeri me integritet, një prezantim i mirë i Shqipërisë dhe kjo ishte e mjaftueshme për Presidentin”, tha Fevziu.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll