Aktualitet

Dhunomi në Fier, Dhoma e Avokatisë: Ulëritëse, policia të arrestojë autorin

7 Prill 2022, 17:03 Nga DOSJA
Dhunomi në Fier, Dhoma e Avokatisë: Ulëritëse, policia

FIER– Dhoma e avokatisë në Fier ka reaguar pas rastit të dhunimit të avokatit Ali Olldashi. Në një reagim zyrtar, dhoma e avokatisë shkruan se kjo është një ngjarje ulëritëse dhe kërkon arrestimin e autorit. Ndërsa nesër në orën 11:00 paralajmëron se do të mbajnë një fjalë për mediat në Fier.

Dhoma e Avokatisë ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit në Fier:

Reagim dhe njoftim për Mediat lokale dhe jo vetem ! Dje ne Fier ka ndodhur nje ngjarje e shemtuar, e denueshme dhe e papranueshme per profesionin e avokatit dhe jo vetëm. Dhuna e perdorur per shkak te detyres eshte gjithmon e shemtuar dhe e denueshme por kur ajo drejtohet karshi avokateve eshte uleritese. Avokatet jane aty ne ndihme te qytetarit dhe keta te fundit duhet te jene te pergjegjshem; – çdo papergjegjshmeri karshi avokatëve duhet të dënohet maksimalisht. Ju bëjmë thirrje strukturave të Policisë Fier të impenjohen maksimalisht për gjetjen dhe arrestimin e autorit . Ftojmë median lokale, nesër, rreth orës 11:00 në zyrat e Dhomës Vendore Fier do kemi një reagim publik.

Avokati Albi Olldashi është dhunuar dhe kërcënuar në qytetin e Fierit. Policia përmes një njoftimi zyrtar, bëri me dije se avokati është dhunuar nga një person, brenda zyrës së tij, 46-vjeçari me inicialet E.XH që është shpallur në kërkim.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet albi olldashi dhunohet avokati ne fier policia e fierit albi olldashi dhunohet avokati ne fier policia e fierit

Sondazh

Poll