Aktualitet

‘Nami’ në Thumanë! Operacioni antidrogë zbulon 10 SERA me 925 fidanë kanabis, 2 në pranga

7 Prill 2022, 06:48 Nga DOSJA
‘Nami’ në Thumanë! Operacioni antidrogë zbulon 10

TIRANË– Operaconi antidrogë në Thumanë ka zbuluar 10 sera me 925 fidanë kanabis. Operacioni, i cili nisi ditën e djeshme ka vënë në pranga 2 persona ndërsa ka shpallur në kërkim 1 tjetër. I arrestuar është pronari i tokës ku janë ngritur serat, Qemal Ferhati dhe punonjësi i tij, Klisman Lika, ndërsa në kërkim është shpallur Ardit Ferhati. 

Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së Ferhatit u kanë konstatuan 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Thumana”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Zbulohen 10 sera në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Sekuestrohen një sasi farash kanabisi dhe një armë gjahu. Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Në kuadër të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për tentativën e kultivimit të bimëve narkotike në sera, në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Thumana”. Në kuadër të këtij operacioni bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë (djali i shtetasit Q. F.).Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së shtetasit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 08:25

Vakancat, si u zbrazën gjykatat nga Vetting-u!

Sistemit thuajse i mungon gjysma e gjyqtarëve. Në Gjykatën e Lartë janë vetëm 9 anëtarë nga 19 që duhet të jenë.Në Gjykatën Kushtetuese janë 7 nga 9 anëtarë, Gj...