Aktualitet

Operacioni “Volloder”! Laboratori i drogës në Sarandë, arrestohet pronari i magazinës

7 Prill 2022, 07:47 Nga DOSJA
Operacioni “Volloder”! Laboratori i drogës në

SARANDË– Klodian Omeri është vënë në pranga nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivim lënde narkotike. Në kërkim vijon të mbetet Klajdi Miziri. Shtëpia e barit e Klodian Omerit dhe Klajdi Mizirit u zbulua nga lidhja e paligjshme e energjisë. Omerit iu është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Volloder”. Shkon në 3 numri i personave të arrestuar.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Volloder”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:- K. O., 29 vjeç, banues në lagjen “Gjashtë”, Sarandë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”Shtetasi K. O. ishte shpallur në kërkim, pasi në fshatin Nivicë, Sarandë, i kishte dhënë me qira një magazinë, shtetasit K. M., i cili e kishtepërshtatur atë si një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. M.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi miziri klodian omeri sarande shtepi bari klajdi miziri klodian omeri sarande shtepi bari

Sondazh

Poll