Aktualitet

VD-EKSKLUZIVE/ Përplasje brenda club-it në Tiranë, plagoset i riu, autorët largohen me Taxi

7 Prill 2022, 02:21 Nga DOSJA
VD-EKSKLUZIVE/ Përplasje brenda club-it në Tiranë, plagoset i

TIRANË– Shpëtim Metoli është 39-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri në një nga club-et e kryeqytetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Nga përplasja me armë, me disa persona që ishin në club, i plagosur në këmbë mbeti Metoli. 

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet ku pritet të japë versionin e tij mbi atë që ka ndodhur. Metoli ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa raportohet se gjendja e tij është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona, për të dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen. 


Dëshmitarë nga vendngjarja i thanë Dosja.al se autorët pasi qëlluan të plagosurin kanë mundur të largohen. Ata kanë hipur në një nga linjat e taksive që operojnë në kryeqytet dhe janë larguar. Policia është vënë në ndjekje të tyre. Shkaqet e konfliktit që ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit ende nuk dihen mirëpo dyshohet se shkak mund të jetë bërë një vajzë.

Mbrëmjen e kaluar në atë club performoi reperi Don Phenom. Ky i fundit u aludua në media se mund të ishte i përfshirë në ngjarje, por ai i ka hedhur të gjitha poshtë. Përmes një video-live, reperi sqaroi se pas përfundimit të koncertit, ai u largua pa pasur konflikte me njeri. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Të shtënat me armë në club! EMRI i të plagosurit, shkoi në spital me plagë në këmbë

Sulmi me armë në club, NJOFTIMI i policisë: Një i plagosur, shoqërohen 12 persona

Përplasja me armë, reperi pranon ngjarjen: Nuk e di ç’ndodhi, pasi mbarova koncertin…

VD/ Përplasja me armë zjarri në Tiranë, 4 makina policie rrethojnë club-in

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne club shpetim metalia tirane perplasje me arme ne club shpetim metalia tirane

Sondazh

Poll