Aktualitet

Fëmijët ukrainas në Shqipëri, Evis Kushi: Do krijojmë program të posaçëm për to

7 Prill 2022, 07:58 Nga DOSJA
Fëmijët ukrainas në Shqipëri, Evis Kushi: Do krijojmë

TIRANË– Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për të marrë masat e nevojshme për integrimin e fëmijëve të ardhur nga Ukraina së fundmi. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila thekson se për këta fëmijë, krahas masave për arsimimin e tyre të përkohshëm, do të ofrohet edhe mbështetje psiko-sociale.

STATUSI I MINISTRES:

Sapo kemi ngritur në MAS një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës. Ky grup do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre. Së bashku me Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll