Aktualitet

Sulmi me armë në club, NJOFTIMI i policisë: Një i plagosur, shoqërohen 12 persona

7 Prill 2022, 05:54 Nga DOSJA
Sulmi me armë në club, NJOFTIMI i policisë: Një i plagosur,

TIRANË– Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sulmin me armë që ndodhi mesnatën e sotme në Tiranë. Pas raportimit të Dosja.al, policia sqaron se 39-vjeçari me inicialet SH.M u paraqit në ambientet e spitalit i plagosur në këmbë. Sipas forcave blu, i plagosuri është konflikuar me disa persona brenda lokalit që ndodhet në afërsi të Saukut. Deri më tani janë shoqëruar në polici 12 persona të cilët do të pyeten për ngjarjen. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Ekskluzive/Përplasje në një nga clubet e Tiranës, plagoset një person, autorët ikin me taxi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne club shpetim metalia perplasje me arme ne club shpetim metalia

Sondazh

Poll