Bota

Alarmi për prezencën e salmonelës, pas Kosovës dhe Greqia heq nga tregu vezët Kinder

6 Prill 2022, 16:42 Nga DOSJA
Alarmi për prezencën e salmonelës, pas Kosovës dhe Greqia

GREQI-“Kinder Surprise”, çokollatat e brendit italian të ëmbëlsirave, Ferrero, janë tërhequr nga raftet e marketeve të Greqisë pas tërheqjes nga Belgjika, Britania dhe Franca si dhe Kosova pasi është shtuar frika se mund të përmbajnë salmonelë.

Sipas mediave greke, Agjencia e Kontrollit të Ushqimit është informuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm për Ushqim (RASFF) duke i bërë thirrje konsumatorëve që mund të kenë blerë çokollatat të mos i konsumojnë ato.

Vihet re se agjencia është informuar për tërheqjen e këtyre produkteve nga kompania Ferrero International SA Greece dhe po kryen auditimet përkatëse dhe monitoron zhvillimin e çështjes në bashkëpunim me Komisionin Europian. Është kërkuar tërheqja e grupeve specifike të produkteve Kinder Schokobons prej 46 dhe 125 gram dhe Kinder Surprise maxi prej 100 gram për shkak të prezencës së mundshme të salmonelës.

Pak ditë më parë, Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se grupe specifike të vezëve me çokollatë “Kinder Suprise” ishin tërhequr për arsye parandaluese pasi mund të ishin infektuar potencialisht me salmonelë. Ferrero, e cila tregton vezët e çokollatës Kinder, ka tërhequr pakot e vezëve të saj individuale 20 gram dhe ato të disponueshme në pako me tre, nga 11 korriku 2022 deri më 7 tetor 2022.

Tërheqja vlen për vezët e çokollatës Kinder Surprise, sipas Ferrero, e cila thotë se po punon me Agjencinë e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Irlandës për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme në treg.

Simptomat e shkaktuara nga salmonela zakonisht përfshijnë ethe, diarre dhe dhimbje barku. Mirëpo ka dhe disa simptoma që mund të jenë të rënda dhe çojnë në shtrimin në spital. Tërheqja vjen pasi hetimet e udhëhequra nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), Shëndeti Publik i Skocisë, Shëndeti Publik i Uellsit dhe Agjencia e Shëndetit Publik në Irlandën e Veriut të cilat gjetën një lidhje të mundshme midis salmonelës dhe çokollatës Kinder Surprise. FSA tha se vezët janë prodhuar të gjitha në të njëjtën fabrikë në Belgjikë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni salmonele ne vezet kinder salmonele ne vezet kinder

Sondazh

Poll