Bota

Zëvendësministri i Jashtëm rus paralajmëron Perëndimin: Mos luaj me zjarrin…

6 Prill 2022, 11:47 Nga DOSJA
Zëvendësministri i Jashtëm rus paralajmëron Perëndimin:

UKRAINË- Rusia ka kërcënuar liderët perëndimorë, duke I paralajmëruar ata që të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër enklavës ruse të Kaliningradit.

Sipas Sky News, Enklava është e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik. Ajo ka qenë historikisht pjesë e Polonisë, Prusisë dhe Gjermanisë derisa u pushtua nga Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore. Që atëherë ajo ka mbetur nën kontrollin rus.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko ka thënë se nëse Perëndimi mundohet të pushtojë vendin do të ishte si të luash me zjarrin.

“Unë me të vërtetë shpresoj që arsyeja e shëndoshë në Europë nuk do të lejojë të fillojë asnjë lojë rreth Kaliningradit. Unë mendoj se shumë e kuptojnë se kjo do të ishte si të luash me zjarrin,”-tha Grushko.

Në shkurt, një deputet rus paralajmëroi se Polonia mund të planifikojë të rimarrë Kaliningradin pasi një gjeneral polak tha se forcat ruse vetëm po “pushtonin” zonën.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandër grushko lufta ukraine-rusi aleksandër grushko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2022, 10:54

Pas 1 muaji! Turqia rihap ambasadën në Kiev

UKRAINË– Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Përparim...