Bota

Vuçiç telefonon Putinin, bisedojnë rreth luftës në Ukrainë dhe krizës ekonomike

6 Prill 2022, 11:33 Nga DOSJA
Vuçiç telefonon Putinin, bisedojnë rreth luftës në

SERBI– Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin ku folën rreth zgjedhjeve në Serbi dhe situatën ekonomike pas luftës në Ukrainë.

Sipas mediave serbe, të dy presidentët analizuan situatën ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën e energjisë dhe tregtisë, të cilat në vitin 2021 dhe në dy muajt e parë të vitit 2022 shënuan rritje, të cilaë ata e konsideruan si një shenjë e mirë e bashkëpunimit të tyre.

Putin e informoi Vuçiçin për ngjarjet në Ukrainë dhe arsyet pse Rusia u orientua në kryerjen, siç tha ai, të operacionit ushtarak ndërkohë që Vuçiç shprehu shpresën se konflikti në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Vuçiç e informoi Putin për vështirësitë me të cilat po përballet Serbia gjatë importit të naftës bruto dhe shprehu besimin se udhëheqja e Gazpromneft dhe Republikës së Serbisë, si dhe partnerët nga BE-ja, do të gjejnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë.

Në të njëjtën kohë, presidentët Vuçiç dhe Putin deklaruan se kontrata afatgjatë për gazin, të cilën e kishte Serbia, skadon më 31 maj të këtij viti dhe se është e nevojshme të fillojnë bisedimet për çmimin, sasinë dhe kushtet e tjera të prokurimit për Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur pasi është një burim i rëndësishëm energjie.

Vuçiç falenderoi dhe njëherë Putinin për urimet në fitoren e zgjedhjeve në Serbi dhe tha se Republika e Serbisë do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucic vucic bisedon me putin aleksander vucic vucic bisedon me putin

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2022, 10:54

Pas 1 muaji! Turqia rihap ambasadën në Kiev

UKRAINË– Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Përparim...