Aktualitet

Pjesë e ‘LISTËS SË ZEZË’ së Ramës! Dorëhiqet shefi i Hekurudhës, i shpëtoi 2 atentateve

6 Prill 2022, 07:50 Nga DOSJA
Pjesë e ‘LISTËS SË ZEZË’ së Ramës!

DURRËS- Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas emërimit në vitin 2017. Nuk dihet arsyeja se përse Ani Dyrmishi ka vendosur që të largohet nga posti, ndërsa mëngjesin e sotëm ai ka dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës letrën e dorëheqjes. Deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat dhe as në rrjetet e tij sociale për të sqaruar edhe motivin që e ka çuar në largimin prej detyrës.

Gjatë kohës që mbante këtë post, Dyrmishi nuk e ka kaluar dhe aq qetë. Përgjatë këtyre viteve atij iu janë bërë dy atentate, nga të cilat fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Në vitin 2018 u qëllua me breshëri në drejtim të makinës së tij. Ani Dyrmishi, në atë periudhë, tha se atentati nuk ishte bërë ndaj tij, edhe pse e kishte përdorur disa herë atë makinë. Ndërsa në nëntor 2018, Dyrmishit iu vendos një sasi tritoli në makinën e tij, por lënda plasëse nuk arriti të shpërthente pasi ai e pikasi dhe lajmëroi policinë.

Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi, ndërkohë që prej vitit 2019 Ani Dyrmishi është kreu i Këshillit Bashkiak Durrës. Ai është një emër jo pa i njohur për publikun, pasi në vitin 2017 kryeministri Edi Rama e renditi atë në të ashtuquajturën ‘lista e zezë’ të 100 zyrtarëve më të korruptuar në vend. Duke iu referuar të dhënave nga qytetarët, ai u rendit ndër zyrtarët më të korruptuar, në kohën kur ai mbante postin e drejtorit të Hipotekës në Durrës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sot dha dorëheqjen! Breshëri arme dhe tritol, Dyrmishi i ‘shpëtoi’ 2 atentateve në 2018-ën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ani dyrmishi dorehiqet ani dyrmishi ani dyrmishi dorehiqet ani dyrmishi

Sondazh

Poll