Aktualitet

Aksidenti në Maliq/ Arrestohet shoferi, ishte i dehur, 17-vjeçarja niset drejt Tiranës

6 Prill 2022, 07:56 Nga DOSJA
Aksidenti në Maliq/ Arrestohet shoferi, ishte i dehur, 17-vjeçarja

KORÇË- Policia ka arrestuar një nga drejtuesit e mjeteve i cili u përfshi në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Plasë, të Maliqit. Jetnor Lumani 51 vjeç, banues në Korçë është vënë në pranga ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për Besnik Cenollari 35 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq. Policia informon se drejtuesi Jetnor Lumanin, ishte në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin tip “Renault”. Për pasojë ai u përplas me mjetin tip “Toyota”, me drejtues Besnik Cenollarin, dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C; pasagjeri i mjetit tip “Renault” Astrit Muhaxhiri 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. E mitura Johana Elmasllari është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.04.2022, i cili bën fjalë për një aksident rrugor ju informojmë se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 51 vjeç, banues në Korçë dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 35 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq, shtetasi J. L., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin B. C. dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C; pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si edhe shtetasja J. E., 17 vjeçe, banuese në Pogradec, pasagjere në mjetin tip “Toyota”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEXO EDHE:

Aksidenti në Korçë, niset me helikopter drejt Traumës një prej të plagosurave

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce jetnor lumani korce aksident ne korce jetnor lumani korce

Sondazh

Poll