Aktualitet

Dhunë në familje dhe përndjekje! Arrestohen 6 persona në Tiranë, 2 shpallen në kërkim

6 Prill 2022, 08:26 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe përndjekje! Arrestohen 6 persona në

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në Tiranë ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Në pranga ka përfunduar Jetnor Laho pasi ishte dënuar mr 1 vit e 2 muaj burg për vjedhje. Po ashtu, është ndaluar edhe Florenc Peqini, 43-vjecari i dënuar me 4 muaj burg për dhunë në familje. Në pranga ka përfunduar edhe një 24 vjeçar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur J. A., 38 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit K. L., 20 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën në pronësi të shtetasit Xh. K. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Jetnor Laho, 27 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Florenc Peqini, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 24 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasin J. A., 38 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. S., 26 vjeç, dhe K. Th., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll