Aktualitet

Mashtronte nëpërmjet call-centre duke përfituar para, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

6 Prill 2022, 07:37 Nga DOSJA
Mashtronte nëpërmjet call-centre duke përfituar para, arrestohet

DURRËS- Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se kryente mashtrime përmes transaksioneve financiare në një Call Center. Mario Memaj, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke përdorur kompanitë “call centre” si mbulim për aktivitetin. Ndërsa nën hetim janë vendosur bashkëpunëtorët e tij, të identifikuar me inicialet, E. B., F. S., E. D. dhe A. D.,  megjithatë dyshohet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Të gjithë akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me 3”.

Goditet një tjetër rast i përfitimit të shumave monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike. Vihet në pranga administratori i subjektit që kryente këtë veprimtari kriminale, duke e mbuluar me aktivitetin e call center. Procedohen penalisht 4 shtetas. Në vijim të operacionit policor të koduar “Call me”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 3”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres mario memaj operacioni call me 3 durres mario memaj operacioni call me 3

Sondazh

Poll