Aktualitet

Kanabis në Paskuqan! Arrestohet 21-vjeçari, e shiste me zona të vogla në zonë

6 Prill 2022, 06:35 Nga DOSJA
Kanabis në Paskuqan! Arrestohet 21-vjeçari, e shiste me zona të

TIRANË– Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u zbulua se shiste kanabis me doza të vogla në zonën e Paskuqanit. Në pranga ka përfunduar i riu, Ilson Beqiraj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Paskuqan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Beqiraj pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit. Tashmë ai do të përballet me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 21-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndan lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Paskuqani”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – I. B., 21 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në Paskuqan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilson beqiraj kanabis kanabis ne paskuqan paskuqan ilson beqiraj kanabis kanabis ne paskuqan paskuqan

Sondazh

Poll