Aktualitet

Berisha: Bllakon e kthyen me helikopter nga Greqia, kaloi ne Qafë Botë me njeriun e Ramës

5 Prill 2022, 19:50 Nga DOSJA
Berisha: Bllakon e kthyen me helikopter nga Greqia, kaloi ne Qafë Botë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-deputeti socialist Alqi Bllako është arratisur në Greqi dhe se e kanë detyrar të kthehet me helikopter. Në një intervistë në ‘A2CNN’, Berisha tha se ka marrë informacione se Bllako, gjatë orëve që në media u përhap lajmi i arratisë, ka kaluar në Qafë Botë me një person të quajtur Ergys, njëri të afërt të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se vetë Rama ka qenë personi i fundit që ka takuar Bllako para se të arratisej, por që nuk ka ende prova për këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja Alba Alishani: Kur i nis Berisha, Foltorja protestat?

Sali Berisha: Pa diskutim që do tëk etë shumë të fuqishme, do t’i thërrasim në momentin që gjykojmë se do të jenë të fuqishme, në këtë moment, ne jemi në një proces të brendshëm zgjedhjesh partiake

Gazetarja Alba Alishani: Pas muajit prill?

Sali Berisha: Rasti i emergjencës nuk përjashtohet kurrë. Nuk e fsheh se atë natë që u tha se u arratis Alqi Bllako,  na erdhën kërkesa për tëm bshur sheshet, ne po e ndiqnim situatën, dikush thotë se e kthyen me helikopter nga Greqia, thonë që kaloi në Qafë Botë me një Ergys, njeri të Ramës. Thonë që njeriu i fundit që takoi ishte Rama. Nuk e di sepse duhet të kem fakte. Policia mashtroi kur tha se mbrëmë ishte në drejtori, në një kohë që ishte kthyer, dorëzuar ose paraqit në orën 02:10 minuta. Prokuroria reagoi.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako arrestohet alqi bllako sali berisha alqi bllako arrestohet alqi bllako sali berisha

Sondazh

Poll