Aktualitet

Artan Lame e pranon: Po, në Kadastër ka korrupsion

5 Prill 2022, 20:49 Nga DOSJA
Artan Lame e pranon: Po, në Kadastër ka korrupsion

TIRANË– Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka pranuar se në institucionin që drejton ka korrupsion. I ftuar në “Opinion”, Lame tha se korrupsioni ekziston ende, por ka rënë në krahasim me vitet e shkuara. I pyetur se sa kushton të marrësh letrat e një prone, Lame nuk preferoi të japë asnjë shifër. 

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Sa kushton ta marrësh pronën tek ju, kështu…sa është korrupsioni?

Artan Lame: Po, ka korrupsion

Fevziu: Sa korrupsion ka në Kadastër?

Artan Lame: Tek Kadastra ka korrupsion siç ka në gjithë institucionet shtetërore. Unë them me krenari që niveli i korrupsionit ka rënë krahasuar me dikur.

Blendi Fevziu: Mos u mburr se ka korrupsion…

Artan Lame: Jo, nuk mburrem se ka korrupsion, por është puna ime që ka rënë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame blendi fevziu artan lame blendi fevziu

Sondazh

Poll