Bota

“Se përjashtojmë mundësinë e takimit me Putin”, Kremlini i përgjigjet Zelenskyt

5 Prill 2022, 12:43 Nga DOSJA
“Se përjashtojmë mundësinë e takimit me Putin”,

RUSI- Kremlini nuk e përjashton një takim midis presidentëve Vladimir Putin të Rusisë dhe Vladimir Zelensky të Ukrainës, por ai duhet të jetë tërësisht i përgatitur për të dhënë rezultate, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov.

Askush nuk e përjashton mundësinë e një takimi midis Putinit dhe Zelenskit. Në teori, është me të vërtetë e mundur,” tha ai, duke komentuar vërejtjen e zëdhënësit presidencial turk, Ibrahim Kalin se një takim midis presidentëve rus dhe ukrainas mund të zhvillohet së shpejti.

Sipas Tass, në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se së pari, delegacionet dhe ministrat duhet të bëjnë pjesën e tyre të punës për t’u siguruar që presidentët të mos takohen vetëm për hir të procesit dhe një bisede, por të mbajnë një takim për të arrijë rezultate.

“Pozicioni i Rusisë nuk është sekret, ai është formuluar dhe sjellë në vëmendjen e negociatorëve ukrainas. Ne presim të marrim sqarimet e tyre,” shtoi Peskov.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha pas një takimi me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba të enjten se Putin nuk kishte refuzuar kurrë të mbante kontakte, por Moska nuk kërkoi kontakte për hir të kontakteve, por dëshironte të bënte marrëveshje specifike.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll